Shkëndija kërkon fitore

Futboll

Shkëndija kërkon fitore

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:21
Shkëndija

Shkëndija sot në Tetovë presim Pobedën e Prilepit në ndeshjen e parë zyrtare si vendas në vitin 2023.

Shkëndija është gati për duelin me Pobedën ku kuqezinjtë do të luajnë në Tetovë duelin e parë zyrtar në vitin 2023.

"Takimi luhet në kuadër të xhiros së 20-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija gjithë javën ka punuar në ngritje të moralit të ekipit pas humbjes në derbi xhiron e shkuar, si dhe eliminimin e lëshimeve që shfaqeshin në lojë. 

Pobeda ashtu si ne, vitin e ri e nisi me humbje 2:0 kur u mundën në Prilep nga Rabotniçki. Me 13 pikë të grumbulluara në 17 ndeshje, prilepasit renditen në vendin e parafundit (11-të) në tabelë.

Dueli i parë mes veti këtë sezon i luajtur në vjeshtë në Prilep u mbyll me fitore 3:1 të Shkëndijës në një takim ku dy gola realizoi Doriev dhe një Shala. 

Skuadra

Ferhan Hasani, Brundo Dita, Dashmir Elezi dhe Almir Rexhepi janë lojtarët që humbin këtë ndeshje shkaku i dëmtimeve.

Hasani e Dita u dëmtuan të dielën e shkuar përballë Shkupit, Rexhepi po rikuperohet që nga fillimi i fazës përgatitore, ndërsa lajm i keq është lëndimi i Elezit dy ditë para ndeshjes.

Sulmuesi dëmtoi kyçin e këmbës pas një kërcimi në stërvitjen e ditës së premte dhe të hënën pritet të mësohet shkalla e seriozitetit të lëndimit dhe koha që do të nevojitet për rikuperim. 

Përballja Shkëndija-Pobeda zhvillohet të dielën me fillim në orën 14:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtarë të klubit në YouTube", njofton KF Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat