Ish-gruaja e Negreirës flet për skandalin e pagesave

Futboll

Ish-gruaja e Negreirës flet për skandalin e pagesave

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 12:13
Barcelona

Detaje të reja kanë dalë nga skandali i klubit të Barcelonës mbi pagesat ndaj ish-gjyqtarit dhe ish-zv.presidentit të gjyqtarëve spanjolë, Enrikez Negreira.

Ish-bashkëshortja e tij Maria Luisa Romero ka qenë një ndër personat që ka reaguar për këtë temë.

“Nëse i merrte ato shuma parash, ato nuk vinin në shtëpi. Kur kishte para, i përpinte. Ka qenë shpërdorues, por ka qenë edhe shumë i dobishëm.

Duhet ta kishte ndihmuar veten. Ai kurrë nuk më tha asgjë që bënte, jetonte i lirë pa i dhënë shpjegime askujt. 

Nëse ai nuk do të kishte ‘as’ nën mëngë, ai nuk do të dërgonte një burofax kërcënues Barcelonës”, ka deklaruar Maria Luisa për ‘OK Diario’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat