Bologna dominon Interin

Futboll

Bologna dominon Interin

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 13:24
Pamje nga ndeshja

Janë mbyllur 45 minutat e parë të sfidës Bologna-Inter.

Vendasit kanë qenë totalisht dominues në këtë pjesë të parë. Në minutën e 13-të, Bologna kaloi në avantazh me anë të Barroë, por VAR e anulloi për pozicion jashtë loje.

Moti i ftohtë, era e fortë dhe lagështira e kanë bërë të vështirë lojën për Interin ku pothuajse shumicën e topave e kanë humbur prej rrëshkitjes.

Këto 45 minuta të para kanë qenë tepër intensive dhe të luftuara fizikisht, por vihet re dëshira e madhe e Bolognas për të dalë nga fusha e tyre me tre pikë.

Zikaltërit duhet të menaxhojnë sfidën në pjesën e dytë pasi rrezikojnë shumë të kthehen në shtëpi me ndonjë pikë të fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat