Bayerni nuk tregon mëshirë ndaj Union Berlinit 

Futboll

Bayerni nuk tregon mëshirë ndaj Union Berlinit 

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 19:21
Musiala e Muller

Bayerni i Munihut kur është pyetje me rivalët direkt, nuk kursen në asnjë formë madje për 45 minutat e parë edhe i demolon.

Bavarezët shënuan fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Union Berlinit.

Për 45 minuta u realizuan tre gola duke iu falënderuar futbollistëve: Choupo-Moting (31'), Coman (40') e Musiala (45+1').

Bayerni rikthehet në krye me 46 pikë, duke lënë pas Dortmundin po ashtu me 46 pikë pas 22 jave në Bundesliga I.

Union Berlini mbetet në vend të tretë me 43 pikë por është ndër kandidatët kryesor për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat