Osasuna shtang Sevillës

Futboll

Osasuna shtang Sevillës

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 23:05
Osasuna

Sevilla bie në “Sanchez Pizjuan” përballë Osasunës, takim të cilin e humbi 2-3.

Pjesa e parë u mbyll 0-1 falë golit të David Garcia, ndërkohë që skuadrës mike iu anulua një gol nga VAR-i.

Fraksioni i dytë ishte plot emocione, por edhe gafa. Nemanja Gudelj barazoi falë një eurogoli, por gafa e portierit Bono i dhuroi sërish avantazhin Osasunës (Fernando autogol).

Skuadra andaluziane reagoi dhe barazoi sërish me anë të Youssef En Nesyri, por Osasuna goditi sërish falë një kundërsulmi të Abde pesë minuta përpara fundit.

Sevilla humbi në shtëpi pas katër fitoreve radhazi dhe mbetet në vendin e 14-të. Ndërkohë, Osasuna rigjeti tri pikët pas pesë ndeshjeve dhe mban vendin e shtatë në renditjen e La Liga-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat