Muriqi i afrohet Benzemas, e sfidon edhe Lewandowskin

Futboll

Muriqi i afrohet Benzemas, e sfidon edhe Lewandowskin

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 14:26
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në futbollin spanjoll.

Sulmuesi nga Kosova realizoi edhe në fundjavë në ndeshje me Espanyolin për të shkuar në kuotën e 10 golave sezonalë deri tash, sa i ka edhe Borja Iglesias i Betisit.

28 vjeçari me këtë rast po i sfidon yjet e futbollit botëror si Robert Lewandowski dhe Karim Benzema.

Sulmuesi i Barcelonës  ka realizuar 15 gola deri tash, kurse Topi i Artë i Real Madridit e ka veç një gol më shumë se “Pirati”, 11, njëjtë sa i ka edhe Joselu i Espanyolit.

Krahas dy golave, përfaqësuesi i Kosovës i ka bërë edhe dy asistime, pas 23 xhirosh të zhvilluara në La Liga.

Pra, deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe 15 xhiro dhe Muriqi do të mundohet të shënojë sa më shumë gola dhe ta ndihmojë Mallorcan të mbetet në ligën elitare spanjolle.

Muriqi kishte shkëlqyer edhe në pjesën e dytë të sezonit të kaluar me Mallorcan, ku ishte huazuar nga Lazio, me ç’rast e kishte ndihmuar ekipin ishullor të mos bie nga liga. 

Renditja e golashënuesve më të mirë në La Liga:

– 15 gola: Lewandowski (Barcelona).

– 11 gola: Joselu (Espanyol); Benzema (Real Madrid).

– 10 gola: Muriqi (Mallorca); Borja Iglesias (Betis);

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat