Le Graet jep dorëheqjen nga FFF

Futboll

Le Graet jep dorëheqjen nga FFF

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 11:38
Le Graet

Siç pritej, Noel Le Graet ka dhënë dorëheqjen sot nga posti i presidentit të Federatës Franceze të Futbollit (FFF).

Një situatë që është bërë e paqëndrueshme prej disa kohësh, duke nisur nga zgjedhja e ish-numrit një të futbollit francez Zidane në vend të Deschamps në krye të kombëtares franceze.

Deklaratat e Le Graet ndaj Zidane bënë zhurmë dhe shumë yje të futbollit u kthyen kundër tij.

Për të mos mjaftuar kjo, menjëherë mbërriti hetimi i hapur nga prokuroria e Parisit kundër tij për ngacmim moral dhe seksual.

Konkretisht ndaj Sonia Souid, agjente e futbollit, e cila zbuloi se ajo ka vuajtur ngacmime pa dëshirën e saj nga Le Graet nga viti 2023 deri në 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat