Revolta e tifozëve kuqezinj me Islandën

Futboll

Revolta e tifozëve kuqezinj me Islandën

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 20:55
Tifozët kuqezinj

Ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve ndaj Islandës i ka kushtuar një gjobë të majme nga UEFA Federatës Shqiptare të Futbollit.

FSHF-ja e ka apeluar këtë vendim dhe është pranë rrëzimit të saj, duke pretenduar se hedhja e sendeve në fushë nga ana e tifozëve është bërë në përfundim të ndeshjes dhe jo gjatë lojës.

Goli i pësuar në fund të ndeshjes solli probleme për kuqezinjtë që u kontestuan ashpër nga tifozët, por njëkohësisht ka sjellë edhe një faturë të rëndë për FSHF-në.

Kjo e fundit është lajmëruar nga UEFA se nga sinjalizimet e delegates franceze, Gislen Labe, se Shqipëria duhej të paguante një faturë të rëndë financiare, pasi ishin regjistruar shkelje të ndryshme. FSHF-ja është dënuar të paguajë 8 mijë euro për bllokimin e shkallëve publike.

3750 euro është gjoba për ndezjen e fishekzjarrëve nga tifozët në tribuna, ndërsa hedhjet e objekteve nga këta të fundit në fushë, i kushtojnë FSHF-së një gjobë të rëndë prej 42375 eurosh.

Një total prej 54125 eurosh.

Për gjobën e fundit, FSHFja nuk ka rënë dakord dhe ka apeluar këtë vendim dhe shanset janë të larta për ta rrëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat