Frenkie de Jong mbetet në “shënjestrën” e “djajve”!

Futboll

Frenkie de Jong mbetet në “shënjestrën” e “djajve”!

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 21:42
Frenkie de Jong

Frenkie de Jong mbetet në “shënjestrën” e “djajve”!

Pas fitimit të Carabao Cup, arritjes në fazën e 1/8-vë, të UEFA Europa League dhe qëndrimit ende në garën për titullin kampion të Premier League, duke se Manchester United po kalon një moment fantastik këtë sezon dhe tashmë po mendon për transferimet e së ardhmes.

Sipas mediave spanjolle, “djajtë e kuq” kanë në plan afrimin e 2 lojtarëve elitarë në merkaton e verës, ku njëri prej tyre është “shënjestra” e verës së shkuar, Frenkie de Jong, me “tulipanin”, i cili pëlqehet shumë nga ish-tekniku i tij te Ajax, Erik ten Hag.

Mirëpo, ndryshe nga vera e kaluar ku Barça u përpoq të “përzinte” mesfushorin nga klubi, tashmë pozitat kanë ndryshuar dhe largimi i “tulipanit” nga “Camp Nou” është bërë edhe më e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat