Flamurtari fiton kryesfidën me Tiranën dhe kap kreun i vetëm

Futboll

Flamurtari fiton kryesfidën me Tiranën dhe kap kreun i vetëm

Më: 1 mars 2023 Në ora: 12:18
Pamje nga ndeshja

Kampionati Kombëtar i Futsallit 2022-2023, që organizohet nga FSHF është në javën e shtatë me garën që po bëhet githnjë e më interesante dhe rivaliteti mbetet i lartë mes skuadrave pjesëmarrëse.

 

Sfida kryesore ka qenë ajo mes Flamurtarit dhe Tiranës, dy ekipeve kryesuese e që është luajtur në Vlorë.

Ndeshja ka qenë mjaft e balancuar deri në fund me vlonjatët që kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e ngushtë 3-2. Tre pikë që e vendosin Flamurtarin të vetëm në krye të renditjes me 18 pikë pas javës së shtatë.

Tirana Futsal vjen e dyta me 15 pikë, po aq sa Vllaznia e vendit të tretë me ekipin shkodran që mori një fitore me goleadë në shifrat 12-4 ndaj Diamant Futsal në transfertë.

S i përket renditjes, Diamanti mbetet aktualisht në vendin e katërt me 12 pikë.

Në ndeshjet e tretë të luajtur fundjavën që lamë pas FC Olimpik 1 Maji është mundur në shtëpi nga Forcat e Armatosura Futsal me rezultatin 3-0, që pas këtij suksesi shkojnë në kuotën e 9 pikëve dhe renditen në vendin e pestë.

Pas tyre në vendin e gjashtë është Eagles Land, që ka 3 pikë, por me një ndeshje më pak, ndërsa e fundit renditet FC Olimpik 1 Maji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat