Real gjithmonë në gjurmë të talenteve

Futboll

Real gjithmonë në gjurmë të talenteve

Më: 1 mars 2023 Në ora: 18:39
Logo e Realit

Real Madrid vazhdon me politikën që i jep një vëmendje të madhe në veçanti talenteve të rinj.

Pasi ka marrë të rinj si Vinicius,  Rodrygo, Camavinga dhe Tchouameni, klubi spanjoll ka vënë në shënjestër një “xhevahir” të ri.

Bëhet fjalë për Antonio Silva, një produkt i sektorit të moshave të Benfica-s që po shkëlqen në këtë sezon, me paraqitje shumë pozitive mes kampionatit dhe Champions League.

Megjithatë, talenti i datëlindjes 2003 ka një vlerësim të lartë që tani: niset nga 100 milionë euro dhe shitja e Enzo Fernandez te Chelsea ka treguar se sa e vështirë është të negociosh me klubin luzitan, prej kohësh një vitrinë e vështirë.

Një tjetër objektiv i Los Blancos për merkaton e verës së ardhshme është ylli anglez Jude Bellingham, i cili luan në Bundesliga me skuadrën e Borussia Dortmund.

Edhe në këtë rast pengesa e madhe për gjigantët e futbollit spanjoll është çmimi i kartonit të futbollistit. Klubi verdhezi, në fakt, kërkon plot 150 milionë euro për mesfushorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat