Ofendimi i gjyqtarit të katërt që tërboi Mourinhon

Futboll

Ofendimi i gjyqtarit të katërt që tërboi Mourinhon

Më: 1 mars 2023 Në ora: 20:05
Mourinho

“Më duhet të kuptoj nëse mund të marr hapa ligjorë ndaj gjyqtarit të katërt”.

Kështu deklaroi José Mourinho pas humbjes së Romës ndaj Cremoneses (1-2), të martën. Shtypi italian ka zbuluar sot fyerjet e Marco Serras ndaj trajnerit portugez.

Gjyqtari i katërt, më pas, i dha një indikacion gjyqtarit kryesor, Marco Piccinini, për sjelljen e Mourinhos, duke sugjeruar përjashtimin e trajnerit, gjë që ndodhi.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, tashmë pas sanksionit disiplinor, Serra mësohet t’i jetë drejtuar Mourinhos duke i thënë:

“Të gjithë shkoni në shtëpinë tuaj… Shkoni në shtëpi”.

“Jam emocional, por nuk jam i çmendur.

Marco Serra (arbitri i katërt) pati një sjellje të papranueshme me mua. Unë e respektoj atë aq sa ai më respekton mua.

Piccinini (kryesori) ​​më përjashtoi sepse ai ishte nën presion nga gjyqtari i katërt për ta bërë këtë.

Ai (arbitri i katërt) nuk kishte ndershmërinë për të thënë atë që më tha, pra atë që e motivoi reagimin tim”, – tha Mourinho pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat