Dy penallti kualifikojnë Nantes-in në gjysmëfinale

Futboll

Dy penallti kualifikojnë Nantes-in në gjysmëfinale

Më: 1 mars 2023 Në ora: 20:36
Skuadra e Nantes

Skuadra e Nante arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Francës.

“Kanarinat” ia dolën të mposhtnin 2-1 me përmbysje Lensin në “Stade de la Beaujoire”, falë dy 11-metërshave të shndërruar në gola nga Delort.

Nantes u gjend të disavantash në minutën e 28-të kur Fofana pas një krosimi nga e djathta nga Le Cardinale.

Gjithsesi, “kanarinat” e kthyen baraspeshën në minutën e 31-të, me Delort që u tregua i saktë nga 11 metra largësi.

Në minutë ne 59-të, kryesori vërshëlleu për një tjetër 11-metërsh të fituar nga i njëjti futbollist, Ganago, dhe i ekzekutuar po nga Delord.

Minutat në vazhdim ishin emocionuese, por Nantes ia doli ta mbronte rezultatin, duke fituar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat