Nuk ka befasi në Anfield, Liverpooli fiton 

Futboll

Nuk ka befasi në Anfield, Liverpooli fiton 

Nga: K.G. Më: 1 mars 2023 Në ora: 22:49
Van Dijk

Wolves u orvat por nuk ka qëndruar deri në fund, mposhtet në "Anfield". 

Liverppoli ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Wolves-it, në takimin e mbetur të javës së 7-të të Premier League. 

Deri në minutën e 73-të, Liverpooli në presion, pasi që hasën në mbrojtje të fortë të rivalit.

Në minutën e 73-të, van Dijk zhbllokoi rezultatin, ndërsa pas katër minutave (77') Salah i dha goditje përfundimtare mysafirëve).

Liverpooli është në vend të gjashtë me 39 pikë, ka një ndeshje dhe 6 pikë me pak se pozita e katërt, Tottenham. 

Wolves nuk e ka qetësinë pasi që renditen në pozitën e 15-të me 24 pikë dhe ka vetëm tre pikë larg pozitës së 18-të, pozitë që shpie një rang më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat