Komisioni Disiplinor kërkon deklarata shtesë nga kryetari, drejtori e trajneri i Ballkanit

Futboll

Komisioni Disiplinor kërkon deklarata shtesë nga kryetari, drejtori e trajneri i Ballkanit

Më: 2 mars 2023 Në ora: 11:18
Foto ilustruese

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar deklarata shtesë nga zyrtarët e Ballkanit, të përfshirë në fyerje të rënda karshi gjyqtarëve të ndeshjes me Dukagjinin, e cila u zhvillua fundjavën që shkoi.

Ky Komision i ka shqyrtuar procedurat e hapura nga Komisioni i Garave për ndeshjet e xhiros së 22-të të Superligës, ndërsa pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe të incizimeve televizive, hapi procedurë ndaj klubit të futbollit Ballkani, për lëshime në organizim të lojës, ndaj kryetarit të këtij klubi, Arsim Kabashi, drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi dhe ndaj trajnerit Ilir Daja, nga të cilët kërkohen deklaratat shtesë për gjestet e tyre aspak sportive.

Hapje e procedurës:

“FC ”Ballkani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas kanë hedhur shishe PVC dhe një shishe qelqi në drejtim të referit kryesor dhe asistentëve të tij derisa po shkonin në lokalet zyrtare. Pasi futbollistët e të dy skuadrave kishin hyrë në dhomat e zhveshjes, në tunelin e stadiumit ishin grumbulluar 15/20 persona të pa autorizuar (civil), të cilët kanë ofenduar/fyer FFK-së dhe tentuan ti sulmojnë referët, por fal ndërhyrjes së policisë u evitua incidenti. Pas përfundimit të ndeshjes, gjatë largimit nga stadiumi, disa persona të pa autorizuar kanë sulmuar lojtarët mysafirë të cilët i kishin veshjet zyrtare të klubit (trenerka), në ato momente ka intervenuar policia dhe ka evituar pasojat e mundshme nga ky sulm.

Për shkak të situatës tejet të tensionuar dhe pamundësisë së largimit nga stadiumi i zyrtarëve të ndeshjes, delegati e referët e ndeshjes, të shoqëruar nga policia, kanë dal një orë e gjysmë (90 minuta) pas përfundimit të ndeshjes nga stadiumi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “ Ballkani”. Afati datë: 03.03.2023 ora 13:00.”

“Kryetari i FC ”Ballkani”, Arsim Kabashi nr ID009626M85. Pas përfundimit të ndeshjes, në zhveshtore të referëve, ka hyrë kryetari i klubit Arsim Kabashi dhe i ka kërcënuar, fyer dhe ofenduar ata edhe në baza familjare. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i FC “Ballkani“, Arsim Kabashi . Afati datë 03.03.2023 ora 13:00.”

“Nd/menaxheri i FC ”Ballkani”, Idriz Hajrizi nr ID 009818M82. Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyr në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referët e ndeshjes. Derisa ishin duke shkuar nga kombi i VAR-it në lokalet zyrtare te kolegët e tyre , zv. menaxheri Idriz Hajrizi e fyen, ofendon dhe tenton ta godasë referin e VAR-it Mervan Bejtullahu. Sipas raportit të gjyqtarit të VAR-it të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga nd// menanxheri i FC “Ballkani“, Idriz Hajrizi. Afati datë 03.03.2023 ora 13:00.”

“Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID028309M66. Pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve, filloi me akuza te gjyqtari i katërt se komisioni i FFK-së qëllimisht e ka deleguar për ta dëmtuar ekipin e Ballkanit, meqenëse Mervan Bejtullahu është nga qyteti i Gjilanit!

Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, në ambientet e lokaleve zyrtare dhe në prezencë të delegatit të ndeshjes, fillon të ofendojë FFK-në dhe komisionin e saj. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC “Ballkani“, Ilir Daja. Afati datë 03.03.2023 ora 13:00.”

“Drejtori sportiv i FC ”Ballkani”, Nderim Nexhipi nr ID 009818M82.

Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyrë në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referin e VAR-it, Mervan Bejtullahu. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC “ Ballkani “, Nderim Nexhipi . Afati datë 03.03.2023 ora 13:00.”

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejt në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej 8 ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi – 01.03.2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat