Dy ndeshje ultimatum

Futboll

Dy ndeshje ultimatum

Më: 2 mars 2023 Në ora: 11:28
Graham Poter

Graham Poter po kalon një periudhë mjaft të dobët te Çelsi, me teknikun anglez që është shumë pranë shkarkimit, teksa drejtuesit i kanë vendosur dy ndeshjet e radhës ultimatum.

Duket se mediat angleze menjëherë kanë zbuluar emrat që përfliten ta zëvendësojnë 47-vjeçarin në stolin e “Bluve”.

I pari është Luis Enrike. Tekniku spanjoll është pa punë që pas largimit nga kombëtarja e Spanjës, ku dështoi në Botërorin e Katarit. Duket se emri i tij është mjaft i pëlqyer nga presidenti Tod Bohli dhe negociatat mes palëve kanë nisur.

Emri i radhës është ai i Zinedin Zidan. Pasi e mbylli me Realin në maj të 2021, 50-vjeçari po priste të merrte drejtimin e kombëtares franceze, por drejtuesit e federatës ja besuan sërish Dide Deshampit.

Për këtë arsye ai mund të mendojë një kalim të mundshëm në Angli dhe t’i rikthehet dhe njëherë trajnimit pas një periudhe të gjatë pauze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat