Juventus apelon çështjen

Futboll

Juventus apelon çështjen

Më: 2 mars 2023 Në ora: 13:36
Logo e Juves

Siç u njoftua pak para derbit ndaj Torinos, Juventusi bëri një ankim në lidhje me dënimin me 15 pikë në renditje të vendosur nga FIGC për çështjen e fitimeve kapitale.

Një dokument i artikuluar, 90 faqe, të cilin “Tuttosport” e ka raportuar ekskluzivisht dhe që sipas asaj që raporton gazeta torineze përmban në thelb katër pika për të cilat dënimi i Gjykatës Federale të Apelit, sipas Juventusit, duhet të revokohet.

Pika e parë e apelit ka të bëjë me faktin se sipas klubit të Juventusit nuk ka asnjë ligj për të cilin klubi u dënua. Sipas klubit italian, gjithashtu në dritë nuk ka fakte të reja për këto akuza dhe përgjimet nuk konsiderohen fakte të reja duke marrë parasysh kohën e referimit.

Sipas ankimimit të Juventusit, Gjykata Federale e Apelit ka ndryshuar dhe akuzat në fshehtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat