Përse Haalandi iu bashkua Man Cityt?

Futboll

Përse Haalandi iu bashkua Man Cityt?

Më: 2 mars 2023 Në ora: 15:56
Haaland e Gurdiola

Erling Haaland vendosi të transferohej në Manchester City gjatë verës së kaluar ndonëse kishte oferta edhe nga klubet e tjera të mëdha evropiane.

Njëra prej menaxhereve të sulmuesit norvegjez, Rafaela Pimenta e ka zbuluan edhe arsyen kryesore për të cilën ish-futbollisti i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit vendosi t’i bashkohej kampionit aktual të Anglisë.

“Haaland e donte Cityn për t’i ndjekur hapat e babait të tij.

Ai fuqishëm dëshironte të punonte nën drejtimin e Pep Guardiolës”, u shpreh ajo.

“Për t’u përgatitur për një lëvizje të madhe nevojiten 2/3 vjet dhe Haaland ishte në kontakt me klubet. Ai e bëri të njëjtën gjë”, vazhdoi ajo.

Hapi i radhës për përfaqësuesin norvegjez mund të jetë Real Madridi, i cili e do qe një kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat