Djali i Ronaldinhos firmos me skuadrën e Barcelonës

Futboll

Djali i Ronaldinhos firmos me skuadrën e Barcelonës

Më: 2 mars 2023 Në ora: 16:56
Djali i Ronaldinhos - djathtas

Ronaldinho ka qenë pjesë e Barcelonës për disa sezone, duke lënë jo pak gjurmë.

15 vjet më vonë, djali i tij 17-vjeçar, Joao Mendes, firmos kontratën me klubin katalanas.

Ai kishte qenë në provë disa javë dhe i kaloi me sukses.

“Ne jemi krenarë që vazhdojmë kapitullin e Ronaldinhos.

Ne donim që djali i tij të vazhdonte karrierën këtu.

Nuk e di nëse do të jetë për skuadrën e dytë.

Djaloshi ka cilësi dhe ne jemi të kënaqur për këtë nënshkrim. Jemi të lumtur që mbajmë marrëdhënie të mira me Ronaldinhon.

Presioni mbi të ekziston sepse babai i tij ishte një nga më të mirët në botë. Ai mund të jetë nën presion, por ne kemi trajnerët më të mirë për të zhvilluar aftësitë e tij”, ka thënë presidenti i Barcelonës, Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat