Commisso tallet me Juven

Futboll

Commisso tallet me Juven

Më: 2 mars 2023 Në ora: 18:05
Commisso

Commisso tallet me Juven. Presidenti i Fiorentinës nuk e kursen ironinë me bardhezinjtë, teksa gjithçka e lidh me operacionin e transferimit të Vlahovic.

Torinezët paguan rreth 85 milionë euro në total për sulmuesin serb, ndërsa kreu i Fiorentinës zbulon se klubi vjollcë ka dalë padyshim më i fituar nga ai operacion.

“Në planin sportiv dhe ekonomik, ne kemi dalë shumë të fituar nga shitja e Vlahoviq.

E shitëm 85 milionë euro dhe me 15 milionë euro morëm dyshen Jovic-Cabral. Të dy së bashku kanë shënuar 20 gola këtë sezon, ndërsa Vlahovic vetëm 10. Pra tani kemi dy sulmues më të mirë dhe 70 milionë euro më shumë në llogari”, tha presidenti i Fiorentinës.

Rocco Commisso ka deklaruar gjithashtu se në Itali sheh vetëm Interin e Napolin një hap më lart dhe vendos klubin vjollcë në të njëjtin nivel me Milanin e Juventusin, për cilësi loje e organike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat