A mund ta ndalë Bayerni Mbappe dhe yjet e PSG?

Futboll

A mund ta ndalë Bayerni Mbappe dhe yjet e PSG?

Më: 2 mars 2023 Në ora: 18:16
Sadio Mane

Sadio Mane, sulmuesi i Bayernit në një intervistë që ka dhënë së fundmi për gazetën Bild ka folur për ndeshjen e kthimit ndaj PSG në Champions League.

I pyetur se a ka ndonjë që mund ta ndalë Mbappe, sulmuesi senegalez e ka një përgjigje.

“Kur i pashë që hyri në fushë në sfidën e parë, pashë impaktin e tij në fushën e lojës, por mbrojtësit tanë mund ta ndalin.

De Ligt dhe Upamecano janë futbollistë të mëdhenj, të fortë dhe inteligjentë.

Janë rritur shumë gjatë këtij sezoni”, deklaroi sulmuesi që është rikuperuar së fundmi nga dëmtimi.

Kujtojmë që Bayerni fitoi minimalisht 1-0 në Parc de Price dhe është ndjeshëm e favorizuar, duke marrë në konsideratë faktin se do ta luajë sfidën e kthimit në shtëpinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat