Griezmann i “përulet” tifozëve të Atleticos

Futboll

Griezmann i “përulet” tifozëve të Atleticos

Më: 2 mars 2023 Në ora: 22:37
Griezmann

Rifitimi i “zemrave” të Atleticos nuk ishte diçka e lehtë për “fantazistin” e sulmit francez, Antoine Griezmann, i cili u rikthye te madrilenët për 20 milionë euro, pas dështimit të aventurës së tij, me fanellën e Barcelonës.

Për mediat, Griezmann u shpreh se ishte shumë e vështirë fitimi i zemrave të tifozëve, teksa shtoi se ka shumë të nevojshme mbështetjen e tyre, për të dhuruar performanca të nivelit të lartë.

“Largimi im i lëndoi shumë tifozët. Ata më dhanë gjithçka dhe në fund u largova sepse kisha nevojë.

Si tifoz, edhe unë do të isha shumë i zemëruar. E meritova. E përula veten dhe punova për t’i rifituar.

Kushdo që më njeh e di se kam nevojë për dashurinë e tyre, mbështetjen e tyre për të luajtur në nivelin më të lartë”,- është shprehur francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat