Dibu: Shpresoja të më godiste në fytyrë

Futboll

Dibu: Shpresoja të më godiste në fytyrë

Më: 3 mars 2023 Në ora: 14:44
Pamje nga finalja e Kampionatit Botëror

U zgjodh portieri më i mirë në Kupën e Botës në Katar, gjithashtu edhe portieri më i mirë në “FIFA The Best”.

Po flasim për Emiliano Martinez, kampion bote me Argjentinën në “Katar 2022”.

Ishte pikërisht ai turne që i dha famë me shumë ndërhyrje të rëndësishme si pritja spektakolare në finalen ndaj Francës ndaj gjuajtjes së Kolo Muani.

Një kryevepër sportive që vetë Dibu e ka komentuar në mikrofonat e “TyC Sports”:

“Nuk e kuptova vlerën që kishte ajo pritje, sepse ishte reagim shumë i shpejtë.

Nuk e vlerësova atë moment përcaktues siç e vlerësova kur u fitua finalja”.

“Kur Muani u nis drejt meje ishte pak diagonal. Unë thashë me vete: mirë, do t’ia zvogëloj rrezen e portës ngadalë.

Nuk u nxitova, sepse përndryshe do të më kishte shënuar nga lart.

Më duhej t’ia zvogëloja vizionin e fundit para se të godiste në portë.

Më pas luajta me dorë dhe këmbë.

Doja që ai të më godiste në fytyrë, nuk më interesonte se ku.

Doja që ai të godiste, u ktheva dhe mbylla sytë.

Në një moment u tensionova dhe thashë: më goditi. 

Dhe kështu ndodhi, bëra një pritje të çmendur me këmbën që vendosi fatin e finales dhe më pas çoi edhe në triumfin përfundimtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat