Arsenal drejt titullit në Premier League

Futboll

Arsenal drejt titullit në Premier League

Më: 3 mars 2023 Në ora: 16:10
Arsenali

Dështimi i Arsenal-it, Nicolas Pepe, ka pasur një rol të madh në luftën për titullin në Premier League të Topçinjve.

Sulmuesi i krahut është nënshkrimi më i shtrenjtë i Arsenal-it, por ai nuk arriti të shkëlqejë në Emirates.

Ai u huazua te Nice verën e kaluar, por Pepe ka luajtur ende një rol në kryesimin e klubit londinez në kampionatin anglez.

Kjo për shkak se ai ndikoi që Gabriel të nënshkruante për Topçinjtë në verën e vitit 2020.

Pepe luajti së bashku me Gabriel në Lille para se të kalonte në Emirates.

Mbrojtësi kishte oferta të shumta në atë kohë dhe thuhet se ishte afër bashkimit me Everton përpara se pandemia të prishte merkaton.

Gabriel shpjegoi vitin për Le Petit Lillois: “Në dimrin e vitit 2020, para se të mbaronte kampionati, unë tashmë duhej të nënshkruaja për skuadrën e Everton-it.

“Kam kaluar ekzaminimin mjekësor etj., por operacioni nuk u krye. Kisha planifikuar të largohesha pas atij sezoni.

Kam folur sërish me Napol-in, Everton-in, më në fund zgjodha Arsenalin falë Nicolas Pepe që më foli shumë mirë për klubin”.

Gabriel ka qenë një lojtar kyç për Topçinjtë këtë sezon me 25 paraqitje në Premier.

Ai ka qenë pjesë e një mbrojtjeje e cila e ka mbajtur të  paprekur portën në 11 ndeshje dhe ka pësuar vetëm 23 gola gjatë kësaj kohe.

Sikur të mos mjaftonte kjo, mbrojtësi brazilian ka qenë protagonist edhe në sulm. Në fakt, ai ka shënuar dy gola për Topçinjtë, duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij kundër Fulham-it dhe Chelsea-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat