Koulibaly: Ja pse Potter është një trajner i madh

Futboll

Koulibaly: Ja pse Potter është një trajner i madh

Më: 3 mars 2023 Në ora: 19:00
Kalidou Koulibaly

Mbrojtësi senegalez i Chelseat, Kalidou Koulibaly, foli për sezonin e tij në Premier League dhe përshtatjen e tij në kampionatin anglez, që nuk ka shkuar edhe aq mirë sa pritej.

Gjatë një interviste për tabloidin anglez The Sun, ish-lojtari i Napolit ka folur edhe për trajnerin Potter.

31-vjeçari u transferua në Londër nga Napoli gjatë merkatos së verës së  kaluar dhe nuk e fsheh se i duhet akoma kohë që të mësohet me kampionatin e ri.

Në lidhje me trajnerin që zëvendësoi Tuchel këtë sezon: “Graham Potter është shumë i mirë në komunikimin me të gjithë.

Atij nuk i intereson nëse kushton 100 apo 20 milionë sterlina, ai do të trajtojë ty në të njëjtën mënyrë.

Kjo është shenja dalluese e një trajneri të madh”.

Në nivel personal, Koulibaly tha: “Nuk është një sezon i vështirë për mua, por më duhet kohë për t’u përshtatur dhe e dija

. Kur vendosa të vija këtu, e dija mirë se nuk do të ishte e lehtë.

Unë kam një kontratë trevjeçare dhe jam i qetë. Kam kohë t’u tregoj të gjithëve se kush jam”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat