Thiago Silva pritet t`i mungojë Chelseas për gjashtë javë

Futboll

Thiago Silva pritet t`i mungojë Chelseas për gjashtë javë

Më: 3 mars 2023 Në ora: 23:32
Graham Potter e Thiago Silva

Gjashtë javë jashtë fushës do të jetë Thiago Silva dhe kjo është konfirmuar nga trajneri i Chelseas, Graham Potter. 

Chelsea e zhvillon ndeshjen e ardhshme kundër Leeds United në "Stamford Bridge" dhe takimi po shihet si një ballafaqim shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat. 

Mbrojtësi brazilain ka lënduar gjurin në humbjen 2-0 të fundjavës së kaluar nga Tottenham.

"Thiago do të mungojë rreth gjashtë javë. Edouard Mendy po përparon.

N'Golo Kante pati seancën e tij të parë të plotë stërvitore sot, por do t'i duhet kohë.

Mason ka pasur një problem me pjesën e poshtme të barkut, kështu që ai do të humbasë ndeshjen nesër. Reece ka një shtrëngim në bark dhe është në dyshim", ka bërë të ditur trajneri i Chelseas. 

Mungesa e Silvës pritet të jetë një goditje e madhe për trajnerin e Chelseat tashmë kur skuadra do të luajë edhe në Champions League kundër Borussia Dortmund dhe braziliani me përvojë nuk do të ketë mundësi që ta ndihmojë skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat