Batuta epike e Sarrit

Futboll

Batuta epike e Sarrit

Më: 4 mars 2023 Në ora: 11:18
Sarri e Spalletti

Lazio zhvilloi ndeshjen më të mirë të sezonit në “Diego Maradona”.

Një eurogol i Matias Vecinos solli triumfin 0-1 përballë Napolit të frikshëm. Kjo ishte humbja e parë shtëpiake për skuadrën e Spallettit.

Ndërkohë, bardhekaltrit janë ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në Serie A.

Maurizio Sarri u rikthye dhe fitoi në një stadium ku ka kaluar disa nga emocionet më të forta të karrierës si trajner (2015-2018).

Pas ndeshjes bëri një batutë epike pas pyetjes se kush luan futboll më të bukur,

Napoli aktual apo Napoli i tij.

“Bukuritë janë të shumëfishta. Nëse ty të pëlqejnë biondet dhe aty afër të kalon një brune, ti nuk mund të thuash se është e shëmtuar.

Diferenca e vetme është se ky Napoli do të fitojë titullin. Më vjen zili për vdekje nga kjo gjë.

Spalletti është treguar fenomen, së bashku me klubin dhe drejtorin sportiv.

Ata patën guximin të bënin gjëra që nuk ishin bërë kurrë më parë”, theksoi Sarri, i cili synon të rikthejë Lazion në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat