Manchester Utd rikthen interesin për De Jong

Futboll

Manchester Utd rikthen interesin për De Jong

Më: 4 mars 2023 Në ora: 11:22
Frenkie de Jong

Frenkie de Jong është sërish një objektiv transferimi për Manchester United, por, pasi mesfushori aktualisht është i kënaqur në Barcelonë, nëse ai do ta pranonte largimin mbetet pikëpyetje e madhe.

De Jong ishte zgjedhja numër një e Erik ten Hag verën e kaluar për të forcuar skuadrën e tij, por ai nuk dëshironte të largohej nga klubi katalanas atëherë. 

Ndërsa Barça ishte e përgatitur për të shitur për shkak të kufizimeve financiare, holandezi refuzoi të shitet dhe që atëherë ka qenë i rregullt në ekipin e Xavi, duke bërë 32 paraqitje këtë sezon. 

Kuptohet se 25-vjeçari nuk po kërkon një lëvizje për momentin edhe pse kjo mund të ndryshojë në fund të sezonit.

Ndërsa prioriteti i Ten Hag është nënshkrimi i një qendërsulmuesi në merkaton e verës, trajneri gjithashtu synon të forcojë repartin e tij të mesfushës për të ofruar konkurrencë për zgjedhjen e parë Casemiro dhe Christian Eriksen dhe mbetet një admirues i fortë i De Jong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat