Romero sulmon Mbappe-n: Sa mirë ta shohësh duke qarë

Futboll

Romero sulmon Mbappe-n: Sa mirë ta shohësh duke qarë

Më: 4 mars 2023 Në ora: 11:38
Romero e Mbappe

"Unë që i bërtas në fytyrën e Mbappes? Është një foto e bukur”.

Këto janë fjalët e Cristian Romero, mbrojtës i Tottenhamit dhe Argjentinës në një intervistë për mikrofonat e TyC për Kupën e Botës të fituar dhjetorin e kaluar.

Romero është rikthyer për të folur për finalen kundër Francës, duke sulmuar ashpër Kylian Mbappé.

"Mbaj mend që ishte rasti i golit 3-2 të Messit - thotë mbrojtësi - Gjatë Kupës së Botës të gjithë na shihnin si të këqinjtë e filmit, por Mbappe po i thoshte gjëra të tmerrshme Enzo Fernandez, ai po e provokonte, ndërhyri dhe unë e largova Enzon. Në të njëjtin moment mbërriti goli i Leos.

Ai ende po debatonte me Enzon dhe kur pashë golin shkova drejt tij dhe i bërtita në fytyrë si një shpagim për atë që kishte bërë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat