Mehmeti e nis me “këmbë të mbarë” tek Dinamo

Futboll

Mehmeti e nis me “këmbë të mbarë” tek Dinamo

Më: 4 mars 2023 Në ora: 15:52
Dinamo

Pas tre ndeshjesh pa fitore dhe dy humbjeve radhazi, Dinamo rikthehet te suksesi në Kategorinë e Parë.

Blutë e kryeqytetit mposhtën në transfertë me rezultatin e thellë 0-4 Besëlidhjen, duke i dhënë mundësinë edhe trajnerit Dritan Mehmeti të festojë në ndeshjen e parë nën drejtimin e skuadrës.

Miqtë e vendosën shpejt sfidën në “shinat” e duhura teksa kaluan në avantazh në minutën e pestë me anë të Ivan dhe dyfishuan më pas me anë të Denisson shtatë minuta para se të mbyllej 45-minutëshi i parë.

Në fraksionin e dytë, Dinamo mbylli llogaritë e sfidës me golin e tretë në minutën e 67-të, sërish me anë të Denisson. Në fund, pati vend edhe për një gol të Imamit në minutën e 78-të teksa pas këtij trepikëshi,

Blutë ngjiten në vendin e dytë me 34 pikë (po aq sa Skënderbeu), një më pak se Flamurtari kryesues.

ndeshjet e tjera, Skënderbeu nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Burrelit. Korçarët ishin më kërkues në fushë, por pa lënë mënjanë edhe vendasit që u ndalën nga shtylla pas një goditje të Kolecit.

Gjithsesi, në fund nuk pati fitues me Skënderbeun që për momentin mban vendin e tretë me 34 pikë ndërsa Burreli mban vendin e nëntë me 22 pikë. Sakaq, Tomori mposhti në shtëpi me rezultatin 2-1 Orikun, Luzi barazoi pa gola me Turbinën ndërsa Apolonia mposhti Tërbunin me rezultatin 1-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat