Futbollisti shqiptar bën për vete edhe tifozet femra

Futboll

Futbollisti shqiptar bën për vete edhe tifozet femra

Më: 4 mars 2023 Në ora: 16:07
Uzuni bën për vete edhe tifozet femra

Myrto Uzuni është padyshim lojtari më në formë i Granadës, teksa kryeson listën e golashënuesve në Ligën e Dytë të Spanjës.

Talenti shqiptar tashmë është shndërruar në një idhull te skuadra e tij, teksa së fundmi duket se ka bërë për vete edhe tifozet femra të Granadës.

Së fundmi në faqen zyrtare të klubit është postuar një foto e Uzunit me një vajzë simpatike, që mbante në duart një pankartë ku shkruhej “Uzuni më i miri”.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, dëshiron të vazhdojë protagonizmin e tij me sa më shumë gola vendimtarë në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat