Çekiçi: Do të punojmë shumë për t’u ngritur

Futboll

Çekiçi: Do të punojmë shumë për t’u ngritur

Më: 4 mars 2023 Në ora: 18:52
Çekiçi

Edhe pse futbolli është rikthyer dhe disa ekipe kanë zbritur në fushë, në Turqi ende nuk ka kaluar trauma e shkaktuar nga tragjedia e tërmetit, i cili mori jetën e mijëra njerëzve, mes tyre edhe sportistë.

Në këtë kampionat ka edhe disa futbollistë shqiptarë, të cilët aktivizohen dhe një ndër ta është edhe Endri Çekiçi.

Pogradecari zbriti në fushë pak ditë më parë, duke veshur fanellën e Koniasporit për t’u përballur me

Fenerbahçen, ndeshje, e cila u fitua nga gjiganti turk me shifrat 4-0, por ekipi i Çekiçit mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 22-të. Endri qëndroi për 68 minuta në fushë, ndërkohë për mediat turke ai u shpreh për paraqitjen, por gjithashtu edhe për tërmetin:

“Më vjen shumë keq për të gjithë ata që humbën jetën në atë tërmet.

Turqia po kalon një situatë të vështirë. Edhe unë jam shumë i trishtuar.

Po mundohemi të kontribuojmë me aq sa mundemi”, tha fillimisht mesfushori i Kombëtares.

Çekiçi foli gjithashtu edhe për vështirësitë që ka sjellë kjo situatë, duke pasur probleme edhe me fokusimin te futbolli.

“Pas një fatkeqësie të tillë, është e vështirë të fokusohemi te futbolli.

Pas kartonit të kuq, harxhuam shumë energji në mbrojtje dhe nuk patëm mundësi të sulmonim.

Kjo ndeshje duhet të lihet pas nga ne dhe do të mundohemi që të fokusohemi në ndeshjet e radhës. Do të punojmë shumë për t’u ngritur”, përfundoi 26-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat