Stellini: Na duhet kthimi i Contes

Futboll

Stellini: Na duhet kthimi i Contes

Më: 4 mars 2023 Në ora: 21:02
Stellini

Cristian Stellini, zëvendësi i trajnerit të Tottenhamit, Antonio Contes, foli në konferencën për shtyp pas humbjes 1-0 ndaj Wolverhampton.

Ai theksoi se skuadra e tij bëri një lojë të bukur dhe e dominoi sfidën, por nuk mundi të ishte e saktë në metrat e fundit.

“Mendoj se performanca e ekipit ishte e mirë, veçanërisht në pjesën e parë.

Kishim disa raste për të shënuar, por nuk ishim keq në metrat e fundit. Kur ke mundësi, duhet t’i shfrytëzosh ato. Ne po luanim mirë dhe kishim kontroll të lojës, kështu që nuk kishte nevojë të bënim zëvendësime.

Në një moment të ndeshjes, unë ndryshova disa lojtarë sepse kishim nevojë për më shumë energji.”-deklaroi Stellini.

Më tej ai foli dhe për Conten, për të cilin tha se do të kthehet nesër dhe që do i japë skuadrës një shtysë të fortë.

“Antonio do të na japë një shtysë të madhe duke filluar nga nesër dhe deri në fund të sezonit. Është e rëndësishme ta kemi atë me ne.”-u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat