Ballkani barazon në minutën e 90+9 me Prishtinën! Penallti që nevrikos kryeqytetasit 

Futboll

Ballkani barazon në minutën e 90+9 me Prishtinën! Penallti që nevrikos kryeqytetasit 

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2023 Në ora: 15:04
Prishtina

Prishtina sot ka barazuar me rezultat 2:2 me Ballkanin e Therandës, në derbin e javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Ballkani pati rastet e veta, madje në pjesën e parë goditi shtyllën, ishte shumë i rrezikshëm por në pjesën e dytë duket se harroi që e ka për rival Prishtinën!

Prishtina është Prishtinë pavarësisht krizave që përballet, me rezultate a kushedi, është e paparashikueshme.

Ballkani megjithatë kthehet me një pikë nga stadiumi simpatik “Sami Kelmendi” në Lipjan. 

Në minutën e 40-të, Prishtina me fat, shtylla ia mohoi golin futbollistit Nazmi Gripshi. 

Gripshi doli vetëm me portier por goditja e tij ndalet nga shtylla e djathtë e poshtme.

Në pjesën e dytë, gjërat ndryshuan.

Në minutën e 51-të, Bujar Pllana gjendet për mrekulli brenda 16-shit dhe me goditje të saktë kaloi në epërsi Prishtinën.

Pas dhjetë minutave (61’), Endrit Krasniqi nga rreth 17 metra me goditje përtoke e mposhti portierin e  Ballkanit, Luljanoviq, 2:0.

Në minutën e 80-të, Nazmi Gripshi nag rreth 18-19 metra ka realizuar eurogol në. këndin e epërm të djathtë të Prishtinës, 2:1.

Në minutën e 90+9, portieri Agron Kolaj shkaktoi penallti, pasi godet në kokë një lojtar të Ballkanit.

Pas shikimit të VAR-it, gjyqtari Genc Nuza ka referuar penallti, ndërsa Albion Rrahmani e konkretizoi në gol (2:2 në minutën e 90+9.

Kjo penallti ka nevrikos prishtinasit.    

Ballkani kryeson me 49 pikë, pasojnë Drita 47, Gjilani 38, Prishtina 31, Llapi 29 pikë etj.

Albi Mall Superliga

Prishtina - Ballkani  2:2
Trepça '89 - Malisheva 0:0
Drenica - Ferizaj 1:0
Drita - Llapi 2:0
Dukagjini - Gjilani 0:1  

Renditja 

1. Ballkani    23    14    7    2    40:21    49
2. Drita    23    14    5    4    46:24    47
3. Gjilani    23    10    8    5    24:24    38
4. Prishtina    23    8    7    8    30:25 31
5. Llapi    23    8    5    10    27:33    29
6. Dukagjini    23    7    5    11    20:24    26
7. Malisheva    23    6    7    10    37:38    25
8. Trepça ’89    23    5    8    10    30:39    23
9. Drenica    23    6    5    12    21:30    23
10. Ferizaj    23    4    9    10    19:36    21
Në mes javë do të takohen: Malisheva - Dukagjini, Drenica - Trepça '89, Ballkani - Drita, Gjilani - Prishtina dhe Ferizaj - Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat