Everton ngec ndaj Nottingham Forest

Futboll

Everton ngec ndaj Nottingham Forest

Më: 5 mars 2023 Në ora: 17:02
Pamje nga ndeshja

Everton nuk arriti të kthehet te fitorja, ndonëse kaloi dy herë në avantazh në transfertën ndaj Nottingham Forest.

“Toffees” dolën me një pikë nga ky takim, falë barazimit 2-2, duke mbetur sërish në zonën e ftohtë të renditjes.

Gray në minutën e 10’ dhe Doucoure në të 29-ën kaluan dy herë në avantazh skuadrën e drejtuar nga trajneri Dyche, ndërsa vendasit u kundërpërgjigjën me anë të Johnson në të 19-ën dhe 77-ën.

Pas këtij takimi, Nottingham Forest mbetet në vendin e 14 me 26 pikë, ndërsa Evertoni shkon në vendin e 18 me 22 pikë, duke qenë ende në vorbullën e skuadrave që luftojnë për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat