Debutimi i suksesshëm i Zymer Bytyqit në kampionatin grek

Futboll

Debutimi i suksesshëm i Zymer Bytyqit në kampionatin grek

Më: 5 mars 2023 Në ora: 22:12
Zymer Bytyqi

Zymer Bytyqi ka debutuar me Olympiacosin në Superligën e Greqisë në fitoren ndaj Levadiakos me rezultat 6-0.

Në këtë përballje ylli nga Kosova u fut në minutën e 73-të në vend të Georgios Masouras.

Edhe pse 26-vjeçari kishte pak minuta në fushë, ai bëri një paraqitje të mirë ku kishte: 12 prekje të topit, tri pasime të sakta, një driblim, ditoi dy duele dhe u faullua një herë.

Vlen të theksohet se në këtë lojës si zëvendësues u fut edhe shqiptari tjetër, Pajtim Kasami.

Olympiacosi pas kësaj fitore renditet në vendin e tretë me 53 pikë, tre më pak se AEK në pozitën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat