Frenkie de Jong e ka ndarë mendjen

Futboll

Frenkie de Jong e ka ndarë mendjen

Më: 6 mars 2023 Në ora: 23:01
Frenkie de Jong në veprim

Frenkie de Jong dhe përfaqësuesit e tij e kanë shumë të qartë pozicionin e tyre për të mos u larguar nga Barça.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, asgjë nuk ka ndryshuar te Frenkie, pasi synimi i tij është të vazhdojë te klubi “Blaugrana”, aq më tepër tani që është në formacionin titullar të përpiluar nga Xavi Hernández.

De Jong nuk ka asnjë informacion për një interes të ri të supozuar nga Manchester United për ta blerë në verë.

Holandezi verën e kaluar ishte shumë i qartë. Klubi ishte i gatshëm ta shiste, por ai mori një vendim dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë tani.

Po, është e vërtetë që Manchester United po kërkon dy futbollistë cilësorë për projektin e radhës sportiv.

Njëri do të jetë në pjesën sulmuese të skuadrës dhe spekulohet për nënshkrimin e mundshëm të lojtarit të Napolit, Víctor Oshimen.

Investimi tjetër i madh i planifikuar është për një mesfushor organizator. Futbollisti i Dortmundit, Bellingham, do të ishte një opsion, por trajneri Erik Ten Hag do të bëjë një përpjekje tjetër për De Jong.

Ideja e Barçës dhe futbollistit është të kenë një bashkëpunim afatgjatë për të vazhduar zhvillimin e projektit me objektivin e qartë për të bërë sërish gjëra të mëdha në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat