Manchester United marrëveshje me De Gean

Futboll

Manchester United marrëveshje me De Gean

Më: 7 mars 2023 Në ora: 14:12
David De Gea

Edhe pse Manchester United është prej muajsh në kërkim të një portieri që të rritë konkurrencën brenda skuadrës, klubi ka vendosur që t’i rinovojë kontratën spanjollit David De Gea.

Këtij të fundit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe palët janë drejt marrëveshjes për ta shtyrë atë edhe me një vit.

Sipas të përditshmes britanike “Telegraph”, portieri ka dhënë miratimin e tij për shtyrjen me një vit të kontratës. Edhe klubi është dakord, duke parë paraqitjet e mira të spanjollit muajt e fundit në kampionat.

Mësohet se palët kanë rënë dakord për një ulje të rrogës të 32-vjeçarit, që është kusht vendosur nga “djajtë e kuq” për portierin, që e ka pranuar atë.

Gjithsesi, klubi vijon të kërkojë për një portier të ri dhe cilësor, që do të pasojë De Gea pas një viti në portën e Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat