Laporta i ofron rinovimin trajnerit

Futboll

Laporta i ofron rinovimin trajnerit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 17:07
Joan Laporta e Xavi

Joan Laporta e ka të qartë se Xavi Hernandez duhet të vazhdojë në krye të Barcelonës.

Presidenti “blaugrana” nuk e ka fshehur dëshirën për të rinovuar me trajnerin katalanas pa pritur fundin e sezonit.

Përtej titujve të mundshëm që mund të fitojë skuadra, Laporta e konsideron ish-mesfushorin si personin ideal për të drejtuar ekipin.

“Jam gati të rinovoj me Xavi edhe nëse nuk fitohet LaLiga. I kam thënë dhe ai këmbëngul që, nëse nuk fitojmë… dua të përcjell një mesazh qetësie.

Tashmë kam menduar për rinovimin. Ai e njeh mirë situatën në shtëpi dhe mbron këtë stil të lojës që kemi te Barça.

Nuk na shtyn t’i shtrijmë krahët më shumë se mëngët, e kupton situatën e klubit”, shpjegoi Joan Laporta.

Nuk duhet të harrojmë se Xavi luajti ndeshjen e tij të 50-të në La Liga si trajner në Valencia, duke bërë histori. Katalanasi ka arritur 37 fitore dhe 118 pikë dhe këto shifra e bëjnë trajnerin e dytë më të mirë në historinë e Barçës në këto pesëdhjetë ndeshjet e para.

Për të ardhmen e Busquets, Laporta ka shpjeguar se ka folur me mesfushorin dhe fillimisht kërkon të dijë qëllimet e tij. Ideja është që të propozohet edhe një vit.

Në fakt, presidenti ka shpjeguar se lojtarët që mbarojnë kontratën dhe kanë një moshë të caktuar do t’i vazhdojnë sezon pas sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat