Galtier: Këtë herë kemi tjetër plan për lojën!

Futboll

Galtier: Këtë herë kemi tjetër plan për lojën!

Më: 7 mars 2023 Në ora: 18:46
Galtier

Çfarë do të duhet për të përmbysur 1-0 të ndeshjes së parë me Bayern Munich?

Christophe Galtier, trajneri i Paris Saint-Germain, ka ide të qarta për ndeshjen në “Allianz Arena” kundër Bayern Munich, e vlefshme për takimin e kthimit të 1/16-tës të Champions League dhe në konferencën për shtyp theksoi se ka një tjetër plan për lojën që do bëjnë.

“Do të duhet të luajmë shumë më tepër se çfarë bëmë në ndeshjen e parë.

Ne kemi një plan tjetër loje sepse Mbappe na jep më shumë thellësi dhe më shumë goditje.

Ne duam të luajmë më lart, të bëjmë më shumë presion dhe ta rikuperojmë topin më shpejt”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat