Tare: AZ Alkmaar ka fituar në miqësore ndaj Atalanta-s

Futboll

Tare: AZ Alkmaar ka fituar në miqësore ndaj Atalanta-s

Më: 7 mars 2023 Në ora: 19:25
Tare

Igli Tare, drejtor sportiv i Lazios, foli për mediet para ndeshjes së Conference League të skuadrës së tij ndaj AZ Alkmaar, e cila është duke u luajtur në këto momente.

Shqiptari theksoi se skuadra holandeze është shumë e mirë, aq sa ka fituar edhe ndaj Atalantës në një miqësore të luajtur në dhjetor, 0-1, por shtoi se ndaj këtij rivali kanë vetëm respekt dhe jo frikë.

“Ne luajmë në një kompeticion ndërkombëtar dhe duam të përfaqësojmë Italinë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kemi respekt të madh për kundërshtarin tonë, por nuk kemi frikë.

Dy muaj më parë në miqësoren kundër Atalantës ata fituan, është një skuadër me cilësi të mëdha.”- dekaroi Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat