Si lindi pseudonimi Traktori për Zanettin

Futboll

Si lindi pseudonimi Traktori për Zanettin

Më: 7 mars 2023 Në ora: 22:19
Zanetti

Fëmijëria, familja dhe njerëzit që kanë shënuar karrierën e tij. Javier Zanetti ka rrëfyer disa detaje interesante.

Si lindi pseudonimi juaj “Traktori”?

Ka lindur në Argjentinë, nga një komentator që ma vuri këtë pseudonim sepse tha që kur nisesha me topin në këmbë, dukesha si një traktor që nuk e ndalonte askush. Kështu lindi pseudonimi.

Goli juaj në kombëtare i shpëtoi jetën Marek Kopalsit.

Kjo ndodhi në Kupën e Botës ’98, ne po luanim kundër Anglisë.

E mora vesh më vonë. Ai po shikonte ndeshjen në shtëpi dhe falë golit tim shkuam në kohë shtesë dhe më pas në penallti.

Nëse ndeshja do të kishte përfunduar për 90 minuta dhe ai do të kishte dalë nga shtëpia menjëherë, ai do të kishte shpërthyer me makinën e tij ku ishte vendosur një bombë. Le të themi se goli im e bëri atë të qëndronte në shtëpi dhe nuk e çoi në atë makinë.

Ju shmangët pa e ditur një vdekje. Një magji e vërtetë…

Po, nuk shpjegohet. Më pas më shkroi një letër plot emocione duke më falënderuar.

Kur ju thonë këto, kupton se deri ku shkon pasioni për futbollin. Pasioni e bëri të rrinte më gjatë në shtëpi, përtej 90 minutave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat