Tronditet ish-presidenti i Kamzës

Futboll

Tronditet ish-presidenti i Kamzës

Më: 8 mars 2023 Në ora: 11:01
Naim Qarri

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një market në rrugën “Demokracia”, Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku persona të paidentifikuar i kanë vendosur tritol marketit i cili është në pronësi të Naim Qarrit, ish-presidenti i klubit të Kamzës.

Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q. Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lëndë plasëse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat