Drenica – Trepça ’89, formacionet zyrtare

Futboll

Drenica – Trepça ’89, formacionet zyrtare

Më: 8 mars 2023 Në ora: 12:26
Trepça '89

Drenica dhe Trepça ’89 kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kuqezinjtë janë nikoqir të Minatorëve në takimin që pritet të zhvillohet në “Bajram Aliu” me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Bledar Devollit vjen nga fitorja e parë në pranverë dhe synon të dytën për t’u larguar nga zona e rënies nga kategoria.

Në anën tjetër, ekipi i Shpëtim Idrizit ka marrë një barazim pas tri humbjeve radhazi dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drenica: Shala; Lushtaku, Thaqi, Dervishaj, Da Silva, Kastrati, Bejta, Abazi, Loshaj, Koxy, Olayemi

Trepça ’89: Ymeri; Muja, Dushi, Mashau, Nimani, Sahiti, Rrahmani, Agustine, Karamo, Haliti, Adu-Kwaw.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat