Mark Flekken: Juve ekip i shkëlqyer

Futboll

Mark Flekken: Juve ekip i shkëlqyer

Më: 8 mars 2023 Në ora: 14:45
Mark Flekken

Portieri i Freiburg, Mark Flekken, dha një intervistë për “SWR Sport” për të folur për ndeshjen e nesërme kundër Juventusit në Europa League.

“Unë mendoj se do të jetë një moment kulmor për disa prej nesh.

Kjo është arsyeja pse ne po përpiqemi të shijojmë ndeshjen dhe të marrim më të mirën.

Nuk mendoj se duhet t’i themi askujt se Juventus ka një ekip të shkëqlyer me cilësi shumë të lartë individuale.

Ka lojtarë që luajnë në nivel botëror, jo vetëm për Juventusin, por edhe për ekipin kombëtar.

Nervoz? Po të ishte kështu, do të ishte tashmë dita e ndeshjes.

Zakonisht kur del në fushë me një turmë të tillë në një stadium të tillë, harron nervozizmin.

Rëndësi ka që të mbash topin, të shënosh dhe mos pësosh”, tha Flekken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat