Mancini ndez sirenat e alarmit

Futboll

Mancini ndez sirenat e alarmit

Më: 8 mars 2023 Në ora: 15:17
Roberto Mancini

Roberto Mancini ndez sirenat e alarmit. Në prag të ndeshjeve eliminatore të Europianit, ndaj Anglisë dhe Maltës në fund të muajit mars, tekniku i Kampionëve në Futi të Europës është ankuar për gjendjen e sulmuesve.

Duke folur për mediat italiane, trajneri ka thënë e momentalisht asnjë prej sulmuesve qendrorë nuk luan rregullisht dhe kjo mund të reflektohet në ndeshjet e marsit.

“Jemi në vështirësi në sulm, pasi Immobile është i dëmtuar dhe Raspadori në dyshim.

Gjithsesi ky i fundit, bashkë me Belottin luajnë shumë pak, ndaj nuk e kanë ritmin e ndeshjes.

Veçanërisht në qendër të sulmit kemi shumë vështirësi dhe i vetmi që ka minuta në këmbë, është Gnonto”, u shpreh Mancini.

Trajneri i të kaltërve konfirmoi besimin për Donnarummën në portë dhe zbuloi se ka bindur Zaniolon të transferohet në Turqi.

“Meret po bën shumë mirë, por Donnarumma është portieri ynë i parë dhe hierarkitë janë të vendosura tashmë.

Kemi besim të plotë te Gigio. Zaniolon e këshillova unë të shkonte në Turqi, pasi ishte e vetmja mundësi që kishte. Nëse do të rrinte te Roma, do të aktivizohej pak dhe kjo nuk është pozitive.

Shpresoj të luajë rregullisht, pasi kemi nevojë për të”, tha Mancinl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat