Kroati tregon si e mposhti Llapin

Futboll

Kroati tregon si e mposhti Llapin

Më: 8 mars 2023 Në ora: 16:32
Panadiç

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiç është ndarë shumë i lumtur me fitoren e ekipit të tij ndaj Llapit në kuadër të javës së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ferizaj fitoi me rikthim 2-1 në shtëpi ndaj Llapit, duke arritur në kuotën e 24 pikëve për të qenë konkurrent i barabartë me klubet tjera për të shpëtuar nga rënia.

Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin kroat, i cili ka lavdëruar lojtarët që i janë përmbajtur kërkesave të tij.

“Pas humbjes nga Drenica, të cilën nuk e merituam, kam kërkuar nga futbollistët që mos të kursejnë asgjë nga vetja dhe mos të dorëzohen deri në fund ndaj Llapit”, ka thënë fillimisht Panadiç.

“Ata iu përmbajtën kërkesave të mia dhe arritëm një fitore të rëndësishme, e cila më bën të lumtur shumë”.

“Tani, na mbetet të fokusohemi të ndeshja tjetër edhe pse orari i ngjeshur pa na detyron që të pauzojmë lojtarët herë pas here”, përfundoi kroati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat