Lajmi nga Gjermania bën Interin dhe Milanin të dridhen

Futboll

Lajmi nga Gjermania bën Interin dhe Milanin të dridhen

Më: 8 mars 2023 Në ora: 20:18
Pamje nga një ndeshje Inter - Milan

Bennacer ose Barella.

Është lajmi i fundit i merkatos në lidhje me dy mesfushorët e Milan-it dhe Inter-it.

Raportohet nga Sky në Gjermani: Klopp dyshohet se po përgatit revolucionin e Liverpool-it të tij dhe nëntë emra janë raportuar në listën e klubit anglez, në kuadër të merkatos së verës.

Këta janë Gvardiol, N’Dicka, Jurrien Timber, Bellingham, Edson Alvarez, Ruben Neves, Tielemans dhe pikërisht Barella me Bennacer.

Prioritetet e Të Kuqve janë një qendërmbrojtës për të mbështetur Van Dijk dhe të paktën një lojtar i madh në mesfushë.

Kështu edhe Barella dhe Bennacer kanë përfunduar në shënjestër, titullarë tek Inter dhe në Milan.

Interesimi i fortë i Klopp për yllin e zikaltërve nuk është diçka e re dhe prej disa kohësh pëlqehet edhe algjeriani i Milani-t. Liverpooli do të rikthehet me forcë në merkato pas sezonit aktual zhgënjyes dhe – veçanërisht në rast të kualifikimit në Champions League – është gati të investojë sërish për blerje të rëndësishme.

Vetë Jurgen Klopp, duke folur për të ardhmen e tij, i dërgoi një mesazh të qartë drejtuesve të tij: “Nuk jam shumë ‘besnik’. Kur u largova nga Borussia Dortmund, e kisha të qartë se diçka duhej të ndryshonte.

“‘Ose largohem ose ndryshojnë shumë gjëra të tjera’.

Për sa më përket mua, unë jam këtu. Nëse askush nuk më thotë të largohem, do të qëndroj.

Por kjo do të thotë se ndoshta disa gjëra do të duhet të ndryshojnë, të shohim”. Inter dhe Milan janë të paralajmëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat