De Ligt i shpëtoi dy herë portën, Sommer: Do i çoj një kamion me çokollata

Futboll

De Ligt i shpëtoi dy herë portën, Sommer: Do i çoj një kamion me çokollata

Më: 9 mars 2023 Në ora: 11:40
De Ligt e Sommer

Bayerni mori një fitore 2:0 mbrëmjen e djeshme ndaj PSG, por nuk ishte aspak e thjeshtë.

Portieri Sommer gaboi rëndë në një rast, por do të shpëtohej nga një ndërhyrje fantastike e De Ligt, që e largoi topin nga vija e portës.

Pas ndeshjes portieri zviceran ka falënderuar mbrojtësin holandez: “Do t’i çoj një kamion plot me çokollatë zvicerane para derës së shtëpisë së tij,

Mendoj se ne u mbrojtëm shumë mirë dhe, në pjesën e dytë, ishim më të mirë në gjetjen e hapësirës midis linjave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat