Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, e ka pranuar së është i zhgënjyer me humbjen nga Bayern Munich dhe eliminimin nga Liga e Kampionëve.
Kampionët në fuqi të Francës mbrëmë i dhanë fundi aventurës në garën më të madhe evropiane pas disfatës nga ‘Bavarezët’ (2-0).
“Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi dhe që veshi këtë fanellë.
Fatkeqësisht Liga e Kampionëve vendoset nga detajet”, tha ai.
“Jemi të zhgënjyer dhe të inatosur. Tani duhet të ngremë kokën dhe të shohim përpara”, theksoi Donnarumma.
Ai ka folur edhe për kualifikimin e ish-skuadrës së tij, Milan në çerekfinalet e Championsit.
Milani në çerekfinale ? Jam i lumtur.
Është një sinjal i rëndësishëm dhe jam i lumtur për shokët e mi”, përfundoi ‘gardiani’ italian.